Secondary Adv

Shqiperi-Kosove, bizeneset do ti eleminojne barrierat

Rritja e volumit të shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet eleminimit të barrierave ishte në qendër të takimit që organizoi ambasada shqiptare në Kosovë.


Sipas burimeve nga ambasada shqiptare në Kosovë, në takim merrte pjesë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe përfaqësues të biznesit nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët merren me eksport-import të një game të gjerë produktesh e mallrash. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të dy doganave.

 

 


Sipas ambasadës shqiptare në Kosovë, në këtë takim u bënë propozime konkrete në funksion të rritjes së volumit të shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet eleminimit të barrierave që mund ta cenojnë procesin.
Sipas tyre e gjithë kjo situatë është krijuar prej sturkturave serbe, të cilat tashmë kanë nisur një luftë tregtare kundër mallrave shqiptare.Hyzer Gashi, përfaqësues i bizneseve të Kosovës u shpreh se në këtë mënyrë favorizohen mallrat që hyjnë nga Serbia, të cilët nuk paguajnë asnjë taksë.


Më të lexuarat